Cfare duhet te dime
Cfare duhet te dime perpara se te udhetojme ?

1. Njoftoni banken per udhetimin
Shume njerez harrojne te njoftojne banken se do te jene jashte vendit, dhe kjo mund te rezultoje ne bllokimin e kartes sapo te beni nje pagese ne nje vend te huaj.
2. Printoni dokumentet kryesore
Edhe pse gjithcka eshte dixhitale, nje printim i biletave, pasaportes dhe rezervimeve mund t’ju shpetoje ne raste kur telefoni nuk funksionon ose nuk ka internet.
3. Kontrolloni rrymen elektrike
Ne shume vende priza dhe tensioni jane ndryshe. Merrni me vete nje adaptues universal nese nuk doni te mbeteni pa karikuar paisjet.
4. Paketa mjekesore bazike
Ne disa vende nuk mund te blesh medikamente pa recete edhe per dhimbje koke. Mbani gjithmone disa gjera bazike me vete si: paracetamol, ilace kunder alergjive, plasters etj.
5. Transporti publik mund te jete me i mire se taxi
Jo gjithmone taksia eshte opsioni me i mire. Shume qytete kane transport publik te organizuar, me lire dhe me efikas – perdorni aplikacione si Citymapper ose Google Maps per te pare rruget.
6. Wi-Fi falas nuk eshte gjithmone i sigurt
Shmangni hyrjen ne llogari bankare ose ne rrjete sociale kur jeni ne rrjete publike Wi-Fi. Nese udhetoni shpesh, nje VPN mund te jete nje investim i mire.
7. Mos merrni me shume se sa ju duhet
Shume udhetare marrin me vete gjera te panevojshme dhe pastaj e kane valixhen te rende. Fokusohuni te gjera praktike dhe multifunksionale.
8. Nje fotokopje e pasaportes ne email ose cloud
Ne rast humbjeje ose vjedhjeje te pasaportes, nje kopje dixhitale mund te ndihmoje ne ambasade ose polici per identifikim te shpejte.
9. Fotografo bagazhet para nisjes
Nese humb valixhja eshte me kollaj t’i shpjegosh cfare humbe. Edhe kompania ajrore e vlereson shume kete detaj.
10. Merr nje shall multifunksional (jo vetem per vajza!)
Nuk eshte mode, eshte zgjidhje. Sherben si mbulesë në avion, peshqir ne plazh, mbulim ne vende ku duhen rroba te gjata, ose edhe si jastek.

Mini-keshille bonus:
Mbaj gjithmone nje çante te vogel ne avion me gjerat e domosdoshme si karikues dokumenta nje palë çorape kufje dhe… çokollate. Sepse sdihet kur do ta nevojitet.
KONTAKTET
355 68 52 800 80
info@friendstravel.al
www.friendstravelagency.com


